image Feronikeli tregon arsyen pse s'janë paguar futbollistët për dy muaj

Futboll

Futboll/ Feronikeli tregon arsyen pse s’janë paguar futbollistët për dy muaj

news image

Futbollistët e klubit të Feronikelit tash e dy muaj nuk i kanë marrë pagat.

E krejt kjo nuk është për shkak të problemeve financiare që do të mund të kishte sjellur koronavirusi.

Në përgjigjet dhënë për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i klubit Erlind Krasniqi tha se arsyeja është që presidenti i klubit, Naser Ramaj nuk gjendet në Kosovë.

“Futbollistët janë dy muaj prapa me pagesa, njërin prej tyre e kanë marrë një përqindje të caktuar gjithashtu edhe pjesën e ndarë nga Federata e Futbollit të Kosovës. Problemi në paga nuk është për prombleme financiare, por për faktin që presidenti i klubit, Naser Ramaj e ka të pamundur të vijë nga  Mali i Zi në Kosove shkaku i masave ndaj pandemisë së koronavirusit të ri” – u shpreh Krasniqi.

Kujtojmë se aktivitetet sportive janë ndërprerë tash e më shumë se një muaj./Gazeta Sinjali/