Ndeshja e fundit çerekfinale mes Feronikelit dhe Lirisë përfundoi me fitoren e skuadrës kampione të Kosovës.
Feronikeli fitoi 2:0 ndeshjen ndaj ekipit të Ligës së Parë, Lirisë së Prizrenit.
Besmir Bojku dhe Mendurim Hoti shënuan në fund të ndeshjes për të vulosur fatin e këtij takimi, shkruan Gazeta Sinjali.
Në gjysmëfinale të Kupës përveq Feronikelit është edhe Prishtina, Drenica e Ballkani./Gazeta Sinjali/