Skuadra e Feronikelit ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 2:1.
Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 39-të nga Mendurim Hoti.
Pjesa e dytë e ndeshjes filloi me po të njëjtën tempo, Feronikeli ishte më insistues për të shënuar.
Në minutën e 50-të të ndeshjes për Feronikelin shënoi sërish Medurim Hoti, të cilin e asistoi Kastriot Rexha.
Flamurtari krejt në fund të ndeshjes shënoi një gol nga Shend Kelmendi.
Feronikeli tani ka nëntë pikë, ndërsa Flamurtari mbetet me shtatë pikë./Gazeta Sinjali/