image Feronikeli ia huq në prezantimin e ‘Tokit’, e bën më të suksesshëm se që është

Futboll

Futboll/ Feronikeli ia huq në prezantimin e ‘Tokit’, e bën më të suksesshëm se që është

news image

Gjatë ditës së sotshme, Feronikeli prezantoi Afrim Tovërlanin si trajner të ri të skuadrës.

Në zyrtarizimin që Nikli ia bëri ‘Toki’ ia shtoi një trofe më shumë së qe e ka, transmeton Gazeta Sinjali.

Feronikeli në lajmërimin që e ka bërë ka shkruar se Afrim Tovërlani e ka fituar Kupën e Kosovës në sezonin 2014/15.

Faktikisht, Nikli e kishte fituar kupën në atë sezon, por jo me trajner Afrim Tovërlani por Gani Sejdiu.

‘Toki’ atë sezon ishte trajner i Trepçës 89 dhe ishte mposhtur në finale të Kupës. /Gazeta Sinjali/