Gjatë ditës së sotshme, Feronikeli prezantoi Afrim Tovërlanin si trajner të ri të skuadrës.
Në zyrtarizimin që Nikli ia bëri ‘Toki’ ia shtoi një trofe më shumë së qe e ka, transmeton Gazeta Sinjali.
Feronikeli në lajmërimin që e ka bërë ka shkruar se Afrim Tovërlani e ka fituar Kupën e Kosovës në sezonin 2014/15.
Faktikisht, Nikli e kishte fituar kupën në atë sezon, por jo me trajner Afrim Tovërlani por Gani Sejdiu.
‘Toki’ atë sezon ishte trajner i Trepçës 89 dhe ishte mposhtur në finale të Kupës. /Gazeta Sinjali/