Feronikeli nuk po arrin që gjej formën që e kishte sezonin e kaluar. Ekipi nga Drenasi sot u mposhtën nga skuadra e Gjilanit me rezultat 2:1.
Golat për vendasit i shënoi sulmuesi në top formë, Fiton Hajdari(9′, 13′), raporton Gazeta Sinjali.
Për Feronikelin shënoi Albert Dabiqaj në minutën e 38-të, por që në fund shërbeu vetëm për statistika. Me këtë fitore, Gjilani ngjitet në pozitën e dytë me 41-pikë, tri më pak se lideri, Ballkani.
Kurse Feronikeli ka 31 pikë dhe gjendet në pozitën e pestë./Gazeta Sinjali/