Klubi Futbollistik “Feronikeli” ka arritur marrëveshje me trajnerin Dejan Vukićević. Ai ka qenë futbollist i shumë skuadrave të njohura si Buducnost, Mogren, Partizan i Beogradit, Sevila, Larnaca dhe skuadrave të tjera.
Vukićević ka qenë poashtu trajner i skuadrave Zeta, Mogren, Mladost, Vojvodina, Dacia Chisinau dhe në fund, në kampionatin paraprak 2018/2019, ishte trajner i skuadrës Ventspils.
Vukićević ka arritur marrëveshje 1 vjeçare me klubin për edicionin 2019/2020. /Sinjali.com/