Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një përleshje që ka ndodhur sot në Dragodan. Të përfshirë në këtë përleshje ishin reperi kosovar Feronit Shabani- Fero dhe truproja i tij.
Ata kanë sulmuar producentin e njohur, Jetmir Agaj, në studion e tij, në Dragodan.
E për këtë, Fero bashkë me truprojën e tij, Bujar Ibishi, janë shpallur në kërkim nga policia.
Sinjali mëson se Agaj për momentin është duke u intervistuar në polici në cilësinë e të dëmtuarit.
Burime nga policia kanë deklaruar se në sulm është përdorur edhe një armë e zjarrit nga truproja e Feros, Bujar Ibishi.
Mësohet se pas konfrontimit mes Feros e Jetmir Agajt, truproja i Feros ia ka drejtuar armën nipit të Agajt duke i thënë “mos u afro se t’vraj“.
Kujtojmë që Agaj është producent i këngëtarëve të njohur si Azet, Albi e Bardhi.
Sinjali do t’iu mbajë të njoftuar për rastin.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Gazeta Sinjali/