image Fero largohet nga Kosova, shkon në Gjermani

Bota e Yjeve

Showbiz/ Fero largohet nga Kosova, shkon në Gjermani

news image

Reperi i njohur shqiptar, Fero, javë më parë bëri të ditur se u largua nga label-i “ON Records”, pas përfundimit të kontratës me këtë kompani.

Ai ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, përmes së cilës ka njoftuar fansat se është zhvendosur në Berlin, nga ku edhe ka themeluar label-in e tij të ri.

“Prej sot e tutje do jetoj dhe veproj në Berlin, sot nënshkrujta kontratë me Avni Halimin, dhe prej sot e tutje ekipi ynë thirret Skuadra Fero”, ka shkruar reperi nga Gjilani në Instagram.

Nga sot e tutje, duket se Kosova nuk është më destinacion vendbanimi i përhershëm për reperin.

https://www.instagram.com/p/B2zd14DnbSd/