image Ferizaj: Keqtrajton dhe dhunon gruan, policia gjatë bastisjes gjen fishekë në shtëpinë e të dyshuarit

Kosovë

Ferizaj: Keqtrajton dhe dhunon gruan, policia gjatë bastisjes gjen fishekë në shtëpinë e të dyshuarit

news image

Kanë kaluar vetëm dy ditë që kur ishte Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj gruas në të cilën ditë u publikuan shumë video të cilat kishin për qëllim ndëgjegjësimin dhe parandalimin e dhunës ndaj gruas.

Por, një grua nga Ferizaji është ankuar në Polici se vazhdimisht është viktim e dhunimit dhe keqtrajtimit madje herën e fundit kur edhe është detyruar të ankohet në polici asaj i është dashur të pranojë edhe tretman mjekësor nga plagët që i ishin shkaktuar.

Gazeta Sinjali nga burime brenda Policisë në Ferizaj merr vesh se është bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe nga aty janë gjetur fishekë të revoles elektroshok.

Gjithashtu këto burime bëjën me dije se i dyshuari është arrestuar, rapoton Gazeta Sinjali.

/Gazeta Sinajli/