image Ferizaj hap tender për rregullimin e infrastrukturës për persona me aftësi të kufizuara

Kosovë

Sociale/ Ferizaj hap tender për rregullimin e infrastrukturës për persona me aftësi të kufizuara

news image

Komuna e Ferizajt ka vendosur të rregullojë infrastrukturën për persona me aftësi të kufizuara.

Kjo komunë ka hapur tender dhe ka planifikuar që të shpenzojë 35 mijë euro, në mënyrë që personat me aftësi të kufizuara të qarkullojnë më lehtë.

“Heqja me kujdes e kubëzave dhe skajorëve të vjetër dhe palosja e tyre për ri-përdorim të mëvonshëm. m2 3000 Pastrimi i sipërfaqes dhe gryerrja në thesllësi të caktuar për përgaditjen e bazës së re. m2 3000 Furnizimi, transporti, shtrirja dhe ngjeshja e zhavorrit fr. 0-30 [mm] në trashësi max 100 [mm]. m2 1500 Furnizimi, transporti, shtrirja dhe ngjeshja e zhavorit fr. 0-4 [mm] në trashësi max 30 . m2 1500”, thuhet në njoftim.

Tenderi është i hapur deri më 4 qershor, ora 12:00./GazetaSinjali/