Një prind nga Ferizaj është ankuar në Polici se dy djemë ia kanë marrë me forcë dy vajzat e tij të mitura.
Siç njofton Policia, ferizajasi ka raportuar pasa tri ditësh se vajzat e tij janë dërguar në një fshat, në tentim për t’i përdhunuar. Atje, prindi thotë se djemtë i kanë braktisur vajzat e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë intervistuar nga Policia dhe më pas janë liruar.
Rasti po hetohet si “sulm seksual” dhe shkon në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/