image Ferizajasit ekspertë në mashtrimin me kilometrazh, nisin hetimet për dy raste

Siguri

Ferizajasit ekspertë në mashtrimin me kilometrazh, nisin hetimet për dy raste

news image

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët, sidomos në rajonin e Ferizajt, manipulojnë me kilometrat e veturave, që i ndërrojnë në qendrat e kontrollimit të automjeteve. Gazeta Sinjali ka raportuar për dhjetëra raste të tilla në vazhdimësi.

Së fundi kanë nisur hetimet lidhur me dy raste pikërisht në qytetin e Ferizajt, ku dyshohet se në dy autosallone janë gjetur vetura me kilometrazh të zvogëluar.

Sinjali mëson se në rastin e parë, i dyshuari ka zvogëluar kilometrat e një veturë VË Golf për rreth 20 mijë.

Njëjtë është vepruar edhe në rastin tjetër ku është zbuluar se një veture e cila po ashtu është prodhim i VË, i janë zvogëluar kilometrat e kaluara për mbi 20 mijë.

Lidhur me këto, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet, teksa rastet janë cilësuar si ‘Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumentit’.

/GazetaSinjali/