image Ferizajasit e “harrojnë” koronavirusin, vërshojnë rrugët dhe baret pa maska, policët "mbyllin sytë"

Sinjalizime

Ferizajasit e “harrojnë” koronavirusin, vërshojnë rrugët dhe baret pa maska, policët “mbyllin sytë”

news image

Të rinjtë nga Ferizaj duket se janë lodhur nga pandemia dhe masat mbrojtëse për respektimin e të cilave tani obligohen edhe me ligj.

Në disa video që sinjaliziuesit i kanë dërguar në adresë të Gazetës Sinjali, shihen shumë qytetarë pa maska të cilët kanë “vërshuar” rrugët dhe baret e qytetit, pak minuta para fillimit të orës policore.

Mirëpo, duket se jo vetëm të rinjtë janë lodhur nga pandemia. Në njërën nga videot shihen edhe dy zyrtarë policorë të njëstit NJRSH, madje duke komunikuar me dy vajza pa maska, të cilëve me gjasë nuk po u bën përshtypje shkelja e ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Ndryshe, për mosrespektim të masave kundër COVID-19, deri në orën 19:00, sot në të gjithë Kosovën, policia ka gjobitur 610 qytetarë./Gazeta Sinjali/