Rastet e dhunës në familje janë çdo ditë të pranishme në mesin tonë dhe secili rast i cili raportohet shkakton një emocion të rëndë për çdokënd që e lexon, e lëre më atë që e përjeton, mirëpo një emocion edhe më të rëndë shkaktojnë rastet kur këto raste të dhunës në familje kryhen nga fëmijët ndaj prindërve, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se në rrugën “Vezir Jashari” në Ferizaj, dje rreth orës 17:35, një grua kishte raportuar se ishte viktimë e dhunës fizike nga vajza e saj.
Këto burime njoftojnë se pas raportimit nga viktima, është arrestuar e dyshuara femër, e cila po ashtu dyshohet të jetë me të meta mendore.
Gazeta Sinjali mëson se si pasojë e lëndimeve, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje, ku pritet që pas 48 orëve të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake.