Një person është arrestuar në Ferizaj, dje rreth orës 17:50, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të dyshuarit iu është sekuestruar arma dhe tri gëzhoja, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndër masat që ka marrë Qeveria e Kosovës për parandalimin e pandemisë COVID-19, ka qenë edhe vendimi për ndalimin e të gjitha ahengjeve.
Ky është njoftimi i plotë:
Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë në ajër. Nga i dyshuari është sekuestruar një armë Ekol dhe tri gëzhoja, me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/