Skuadra e Ferizajt ka shënuar fitore në ndeshjen ndaj Dukagjinit të Klinës, me rezultat përfundimtar 2:0.
Goli i parë i ndeshjes u shënua vetëm pas 15 minutave lojë me anë të Fatih Karahoda.
Lojtarët e Bekim Isufit fituan penallti në minutën e 35-të të ndeshjes, ku i saktë nga 11 metërshi ishte Taulant Dajaku.
Ferizaj pas kësaj ndeshje ngjitet në pozitën e 10-të në tabelë me 15 pikë të tubuara, ndërsa Dukagjini mbetet e fundit në tabelë me vetëm tetë pikë./Gazeta Sinjali/