Skuadra e Ferizajt është gati për fillimin e edicionit të ri në Superligën e Kosovës në futboll, e cila nis nesër.
Skuadra këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka prezantuar katër transferimet e reja, transmeton Sinjali.
Katër lojtarët e ri të Ferizajt janë transferuar nga Ghana dhe ata janë: mesfushori Asamoah Samuel, qendërmbrojtësit Prince Kwabena Owsu dhe Nupaya Alhassan si dhe sulmuesi Okyere Rockson./Sinjali/