image Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, 35-vjeçari gjuan dy herë dhe ikë

Siguri

Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, 35-vjeçari gjuan dy herë dhe ikë

news image

Sonte rreth orës 21:40 janë dëgjuar të shtëna me armë në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Sinjalin se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar në rrugën “Tahir Sinani”.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, e ka konfirmuar rastin për Sinjalin derisa ka shtuar se një 35-vjeçar dyshohet se sa ishte duke ecur rrugës, ka shtënë dy herë me armë në ajër.

Më datën 28.05.2022 rreth orës 19:35 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në rr.’’Tahir Sinani ‘’ ka gjuajtje me armë zjarri . Patrullat e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dy gëzhoja. Nga informatat e para dyshohet se një person i moshës rreth 35 vjeç derisa kishte qenë duke ecur në këmbë kishte nxjerrë një armë nga brezi dhe kishte shtënë dy herë në ajër dhe i njëjti kishte vazhduar në rrugën Tahir Sinani në drejtim të ‘’Viva Fresh Store’”, ka thënë Veseli.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar në lidhje me rastin.

/GazetaSinjali/