Gjykata Themelore në Ferizaj ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.E.. shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor, ndërsa të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje një muaj.
Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit dhe se po të gjendet në liri i dyshuari do të ndikojë në dëshmitarë eventualë, por edhe në të dëmtuarin dhe me këtë do të pengohej rrjedha e procedurës penale.
Palët janë njoftuar se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij. /Gazeta Sinjali/