Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se ka përfunduar dezinfektimi i 51 xhamive në këtë komunë si pjesë e masave parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.
Ndërkohë, BIK-u, gjithashtu ka 2 javë që ka marr masa për parandalimin e virusit Covid-19, për t’u mos u falur xhumaja në xhami.
Gjithashtu, komuna e Ferizajt, gjatë ditës së sotme ka dezinfektuar edhe sheshin e qytetit.
Në Kosovë deri mbrëmë janë konfirmuar 94 raste me koronavirus, prej tyre një i shëruar dhe një i vdekur./ Gazeta Sinjali/