Ekipi i Ferizaj ka shënuar fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë. Ata mposhtën Trepçën 89 duke thelluar krizën e tyre.
Ferizaj e ka demoluar sot ekipin nga Mitrovica me rezultat 4:0, transmeton Gazeta Sinjali.
Golat për ‘Ujqërit’ i shënuan Dajaku (10’, 51’), Sadriu (66’) dhe Hajdarevic (88’).
Me këtë fitore Ferizaj ka 25 pikë dhe pozicionohet në vendin e 10-të. Kurse Trepça 89 gjendet në pozitën e 8-të me 26 pikë./Gazeta Sinjali/