Ekipi i Ferizaj përmes një postimi në Facebook ka lajmëruar të gjithë tifozët se është në bisedime me Bylbyl Sokolin për roli e trajnerit.
‘Profa’ pati disa aventura të shkurtra këtë sezon në disa ekipe, por duket se ai do të kthehet përsëri tek Ferizaj, transmeton Gazeta Sinjali.
Bekim Isufi në fundjavë dha dorëheqje nga skuadra e Ferizaj pas barazimit me Feronikelin.
Në rast që Sokoli vendos të rikthehet tek Ferizaj, do të ishte hera e katërt që do ta udhëhiqte.
Për momentin, si trajner i përkohshëm i skuadrës ferizajas është Burim Çerkini./Gazeta Sinjali/