Një person ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës nën dyshimin se ka kryer veprën penale “kanosje”, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se i arrestuari dyshohet se e ka kërcënuar verbalisht nënën e tij, mbrëmë rreth orës 19:00.
Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë Themelore në Ferizaj kanë thënë se ai e ka kanosur nënën e tij për shkak të një mosmarrëveshje që e kishin pasur mes vete.
Këto burime bëjnë të ditur se i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/