image Ferizaj: Digjet një veturë në lëvizje, pronari fajëson automekanikun

Siguri

Ferizaj: Digjet një veturë në lëvizje, pronari fajëson automekanikun

news image

Policia dhe Zjarrfikësit kanë intervenuar të dielën mbrëma në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, ku është djegur një veturë gjatë kohës kur ishte në lëvizje, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se pronari i veturës e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se zjarri ka shpërthyer pasi automekaniku nuk ia ka rregulluar automjetin si duhet.

Sipas burimeve të njëjta, në lidhje me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe eksperti i zjarrit.

Ndërkohë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është hapur rasti si “Incident zjarri”, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë.

/GazetaSinjali/