image Ferizaj/ Dënohet me 3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë për vjedhje të rëndë

Drejtësi

Ferizaj/ Dënohet me 3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë për vjedhje të rëndë

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit E.Xh., shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, raporton Gazeta Sinjali.

Gjyqtari individual i Divizionit Penal – Elmaz Zenuni, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, të pandehurin, i njohur si recidivist për vepra të njëjta penale, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej 3 vjet dhe 1 mijë euro gjobë.

Sipas njoftimit të gjykatës së shkallës së parë në Ferizaj, E.Xh., akuzohet se më 12 maj të vitit 2018 në Ferizaj, me qëllim që të sjellë vetës dobi pasurore të kundërligjshme, ka hyrë në një shtëpi, duke përdorur kaçavidën dhe në katin e dytë të saj, ka vjedhur 300 euro para të gatshme dhe ari në vlerë të 100 euro./Gazeta Sinjali/