image Ferizaj del nga karantina

Kosovë

Pandemia/ Ferizaj del nga karantina

news image

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që Komuna e Ferizajt të dalë nga karantina pas 21 ditësh, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, i cili tha se një gjë të tillë e ka kërkuar disa ditë me radhë.

“Ferizaj doli nga karantina, kujdesi duhet të vazhdoj! Pas 21 ditësh, Ferizaj hap kufinjtë e vet administrativ me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, për heqjen e masës së karantinës. Ditë me radhë kërkova heqjen e karantinës për Ferizajn. Kryeqyteti ekonomik i Kosovës – Ferizaj pësoi nga izolimi, qytetarët gjithashtu, por lajm i mirë është se arritëm ta ulim maksimalisht shkallën e infeksionit me virusin COVID-19 në Ferizaj e gjithashtu të jemi në mesin e komunave me numrin më të lartë të të shëruarve nga ky virus”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Ai ka thënë se kujdesi duhet të vazhdojë dhe ka uruar për shëndet të mirë bashkëqytetarët e tij./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/AgimAliuPDK94/photos/a.697981203586668/3227745307276899/?type=3&theater