Legjenda e Brazilit, Ronaldo do të martohet për herë të katërt në moshën 46-vjeçare, pasi i propozoi të dashurës së tij modele gjatë pushimeve në Karaibe.
Ish-sulmuesi ikonik i Real Madrid dhe Interit dhe Celina Locks njoftuan fejesën e tyre me mesazhin romantik “Të Dua”. 32-vjeçarja bëri publike momentin në Instagram përpara fansave të saj dhe shkroi: “Po, pranoj! Të dua përgjithmonë!”
Një nga personat e parë që uroi çiftin e lumtur, të cilët po pushojnë në Republikën Domenikane, ishte ish-bashkëshortja e Ronaldos, Milene Domingues.
Celina bëhet gruaja e katërt në jetën e Ronaldos. 45-vjeçari ka pasur më parë lidhje bashkëshortore me Milene Domingues, Daniella Cicarelli dhe Maria Beatriz Anthony.
Prej vitit 2019, Ronaldo mban postin e presidentit të Valladolid, skuadrës spanjolle, ndërkohë që vitin e kaluar mori edhe pronësinë e klubit brazilian Cruzeiro.