image Goditen me veturë dy persona në vendkalimin e këmbësorëve, dërgohen për spital

Siguri

Goditen me veturë dy persona në vendkalimin e këmbësorëve, dërgohen për spital

news image

Një femër gjatë ditës së djeshme në rrugën “Sabedin Shehu” në Gjakovë nga pakujdesia ka goditur dy viktima me veturën e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Policisë, e dyshuara ka goditur dy viktimat, një femër dhe një mashkull, në vendkalimin e këmbësorëve duke iu shkaktuar kështu lëndime trupore.

Burimet e njëjta bëjnë të ditur se viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës, e që më pas janë liruar për në shtëpi./Gazeta Sinjali/