image Fëmijët gjejnë një mjet eksplodues në Novobërdë

Kosovë

Siguri/ Fëmijët gjejnë një mjet eksplodues në Novobërdë

news image

Policia e Kosovës njofton se disa fëmijë, derisa ishin duke luajtur, kanë vërejtur një mjet eksplodues, në fshatin Llabjanë të Novobërdës, gjatë ditës së djeshme rreth orës 09:25.

Mjeti i dyshuar është tërhequr nga njësia për deminim e Focave të Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Nuk raportohet për ndonjë incident ose të lënduar./Gazeta Sinjali/