Policia e Kosovës njofton se disa fëmijë, derisa ishin duke luajtur, kanë vërejtur një mjet eksplodues, në fshatin Llabjanë të Novobërdës, gjatë ditës së djeshme rreth orës 09:25.
Mjeti i dyshuar është tërhequr nga njësia për deminim e Focave të Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Nuk raportohet për ndonjë incident ose të lënduar./Gazeta Sinjali/