image Fëmijët bërtisnin e bashkëshorti i saj tentoi ta shpëtojë, avokatja ruse vdes pasi u hodh në liqenin e ngrirë

Botë

Fëmijët bërtisnin e bashkëshorti i saj tentoi ta shpëtojë, avokatja ruse vdes pasi u hodh në liqenin e ngrirë

news image

Një nënë 40-vjeçare ka humbur jetën të premten, kur para fëmijëve të saj u hodh në një gropë të liqenit të ngrirë në Shën Peterburg.

Avokatja Ana Uskova pasi kreu ritet fetare kërceu në gropë, prej ku nuk arriti të dalë pasi rrymat e mëdha të liqenit e kishin marrë me vete.

Në momentet kur Ana zhdukej nën akuj, fëmijët e saj 10 dhe 14 vjeç bërtasin sa të munden.

Sipas mediave ruse, temperatura në ato momente ishte deri në -5 gradë Celsius dhe trupi i saj ende nuk është gjetur nga ekipet e shpëtimit.

/GazetaSinjali/