image Federatat e futbollit në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë do t'i rindërtojnë tri shtëpi

Futboll

Sport/ Federatat e futbollit në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë do t’i rindërtojnë tri shtëpi

news image

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe ai i Maqedonisë, Muamed Sejdini, ishin sot të pranishëm në qytetin e Durrësit, ku së bashku me Armand Dukën, u takuan me personat e prekur nga tërmetet tragjike në Shqipëri.

I pari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur se së bashku me Agim Ademin dhe Muamed Sejdinin do t’i rindërtojnë tri shtëpi.

https://www.instagram.com/p/B5X0ppbntG7/

Nga tërmetet që ndodhen dje në shtetin e Shqipërisë deri më tani janë raportuar 28 viktima, dy prej të cilëve nga Kosova./Gazeta Sinjali/