Sot u mor vendimi për ta anuluar sezonin në basketboll në dyja kategoritë në Superligën e Kosovës.
Ndërsa, Federata e Volejbollit e Kosovës momentalisht nuk e mendon anulimin e sezonit.
I kontaktuar nga Gazeta Sinjali, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit, Valon Nikqi tha se qëllimi jonë është që të rifillojmë me gara.
“Sa i perket anulimit të garave ne mendojmë se është ende heret për një gjë të tillë pasi që është zhvilluar më shumë se 60% e kampionateve dhe qëllimi jonë është që pavarësisht rrethanave të krijuara nëse në një ardhme të ofrohen mundësitë ne të rifillojmë me gara. Pra FVK mbetet e përkushtuar që të përfundojë sezonin 2019/20 nëse në një të ardhme krijohen kushtet” – u përgjigj ai.
Federata gjithashtu bëri thirrje që t’u përmbahen rekomandimeve të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës.
“Duke ju uruar shëndet dhe që kjo situatë të kalojë sa më shpejtë ne ju bëjmë thirrje të gjithë komunitetit të volejbollit dhe jo vetëm, të ju përmbahen rekomandimeve të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, duke qëndruar në shtëpi në mënyrë që të ndihmojnë që kjo situatë të kalojë sa më shpejtë” – tha Nikqi.