Federata Botërore e Xhudos ka shkruar për xhudisten kosovare që mori medaljen e bronztë në Itali, Erza Muminoviq.
Në një artikull të gjatë, të titulluar “Çmimi i famës”, kjo federatë shkruan për Muminoviq duke thënë që është e fortë si ‘shkëmbi’.
“Ajo është 19-vjeçare dhe ka një still të ngjashëm me xhudistët e tjerë: e fortë si shkëmbi dhe e vështirë për tu mundur”, thuhet në këtë artikull.
“Çmimi i famës është se të shikojnë si me një llupë. Fama është ajo e Kosovës që rrallë kush mund ta përballojë. Një llupë është edhe Erza Muminoviq”.
“Ekipi i femrave të Kosovës është kolektor i kampionëve, himn i punës, një sakrificë që gjithmonë sjellë çmime. Driton Kuka është truri që e operon, dizajnon dhe vendos. Ai e din që pas tij është një batalion me plot ushtarë besnikë që i zbatojnë urdhërat e tij dhe lënë djersën e fundit në dysheme. Erza i takon kësaj shkolle dhe njësoj si të gjitha storiet e suksesit, edhe kjo e ka fillimin e saj”.
Xhudistja dardane fitoi katër luftëra, ndërsa raundin e parë e kishte kaluar pa luftë. Humbjen e vetme e pësoi në gjysmëfinale reprezentuesja kosovare, por që prapë ia arriti t’i sjellë vendit medalje.