FFK vendosi sot që të mbyllë sezonin e Ligës së Parë të Kosovës me tabelën aktuale.
Sipas tabelës, FC Besa e Pejës dhe Arbëria inkuadrohen në Superligën e Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.
Besa poashtu do ta marrë edhe titullin e kampionit të Ligës së Parë.Pas këtij vendimi ka reaguar skuadra e Pejës.
‘FC Besa rikthehet si kampione në Superligën e Kosovës në futboll’ ka shkruar skuadra e Pejës në postimin e saj në Facebook.
Skuadra pejane është njëra nga më të suksesshme në histori të futbollit kosovar./Gazeta Sinjali/