image FBK: Ndeshjet e basketbollit pa shikues deri më 4 shkurt

Basketboll

FBK: Ndeshjet e basketbollit pa shikues deri më 4 shkurt

news image

Federata e Basketbollit e Kosovës ka bërë të ditur se ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e tifozëve, për shkak të miratimit të masave të reja antiCOVID.

Sipas FBK-së, ndeshjet pritet të zhvillohen pa shikues deri më 4 shkurt.

Kurse, të pranishëm në këto ndeshje mund të jenë vetëm 10 persona zyrtarë të klubeve.

Njoftimi i plotë:

Ndeshjet e basketbollit pa shikues deri më 4 Shkurt Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju informon se konform Masave të Reja anti-Covid19 të Qeverisë së Republikës së Kosovës prej sot (22.01.2022) e deri më 4 Shkurt 2022 nuk do të lejohen shikues në palestrat sportive.Andaj Federata e Basketbollit e Kosovës ju informon se përveç 10 personave zyrtarë të klubeve me Vendimin e ri të Qeverisë së Republikës së Kosovës nuk lejohet prania e shikuesve të tjerë në ndeshjet e basketbollit.Ju lutem ta respektoni Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilin e gjeni më poshtë: Sporti dhe rekreacioni 63. Lejohen organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës. 64. Numri i pjesëmarrësve në garë (sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse. Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura dhe të hapura nuk lejohet prania e shikuesve. 65. Mbyllen fitneset, palestrat dhe institucione të tjera për shfrytëzim të publikut për aktivitete sportive dhe rekreative, me përjashtim të klubeve profesionale sportive.

/Gazeta Sinjali Sporti/