Shtëpia e oligarkut rus, Oleg Deripaska, aleatit të presidentit rus, Vladimir Putin, në Washington, DC, është bastisur nga FBI. Sipas zëdhënësit, ky aktivitet është i lidhur me një hetim federal jashtë New Yorkut, duke mos dhënë më shumë detaje.
Një burim i njohur me çështjen tha se hetimi ka qenë “në vazhdim”, por nuk dha informacione të tjera.
Siç raporton CNN, në shtëpi, rruga u mbyll nga kaseta e policisë e etiketuar “vendi i krimit mos hyni” me disa vetura të zbatimit të ligjit të parkuara në rrugë jashtë. Një agjent i FBI ruante rrugën dhe disa agjentë të tjerë u panë duke hyrë dhe dalë nga shtëpia e madhe në lagjen Kalorama të Washingtonit.
FBI gjithashtu kreu një kërkim në një vendndodhje në New York të lidhur me Deripaska, sipas një zyrtari të FBI-së.
FBI agents swarm Washington home of Russian oligarch Oleg Deripaska https://t.co/HeBaUfG3Sy
— Will Ransom (@4Ransomm) October 19, 2021
Përfaqësuesja e Deripaska, Larisa Belyaeva, tha për agjencinë e lajmeve TASS, se bastisjet e kryera në dy shtëpi janë “të lidhura me sanksionet amerikane”, tha përfaqësuesja e Deripaska Larisa Belyaeva, dhe se ai nuk është pronari i shtëpive.
Deripaska u sanksionua nga SHBA në vitin 2018 në përgjigje të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016. Ai doli në hetimin e këshilltarit special Robert Mueller për shkak të lidhjeve të tij të vjetra me ish -kryetarin e fushatës së Trumpit, Paul Manafort.
Ky i fundit kishte punuar për Deripaska, duke e përfaqësuar atë në “çështje biznesi dhe personale në vendet ku ai kishte investime” dhe duke avancuar interesat e kompanisë së tij të aluminit Rusal.
Deripaska ka hedhur poshtë çdo lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, të cilat i hetoi Mueller.
Deripaska dikur i huazoi atij 10 milionë dollarë, sipas dosjeve të gjykatës nga hetimi i Mueller. Manafort u dënua me më shumë se 7 vjet burg për mashtrime bankare dhe tatimore dhe krime të lidhura me lobimin e huaj, por mori falje vjeshtën e kaluar nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump./GazetaSinjali/