image Fatmir Sejdiu i shpreh ngushëllime familjes Nishani

Sociale

Fatmir Sejdiu i shpreh ngushëllime familjes Nishani

news image

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka shprehur ngushëllime familjes Nishani për vdekjen e ish-presidentit shqiptar, Bujar Nishani, raporton Gazeta Sinjali.

Ai tha se vdekja e Bujar Nishanit është humbje e madhe për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët e shtetin shqiptar.

“Ishte një personalitet i veçuar dhe jashtëzakonisht mirë i ndërtuar në profesionin që kishte zgjedhur atë të ushtarakut dhe me vonë të liderit të urtë të Shqipërisë”, tha Sejdiu.

“Si President i vendit ai la gjurmë të mira dhe të pashlyeshme duke u përballur me sukses me sfidat e shumta që i kishte vendi”, shtoi ai.

Tutje, Sejdiu tha se krahas dhembjes, familja Nishani duhet të ndjehet krenare për personalitetin, jetën e veprën e tij.

/GazetaSinjali/