image Fatmir Humolli paralajmëron Kurtin: Nëse nuk i mban premtimet e fushatës, largohem nga VV-ja

Politikë

Fatmir Humolli paralajmëron Kurtin: Nëse nuk i mban premtimet e fushatës, largohem nga VV-ja

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Humolli ka paralajmëruar largimin e tij nga partia në pushtet.

Humolli ka kërkuar nga kryeministri Kurti që t’i realizojë premtimet e fushatës, përndryshe ai ka thënë se duhet të mendoj për një subjekt tjetër politik.

Ai tutje, ka thënë se në politikë ka hyrë për t’i çuar përpara interesat e vendit.

“Në politikë nuk kam hyrë për parti politike por për interes të vendit tim. Vetëvendosja nëse i kthehet asaj që kena hyrë në fushatë unë s’kam nevojë me mendu për subjekt tjetër, por nëse vazhdon duke injoruar deputetët dhe qytetarët atëherë ajo nuk është Vetëvendosja e fushatës”, tha ai në RTK.

Ndryshe, deputeti Fatmir Humolli kishte dalë kundër qëndrimit të LVV-së për Trustin.

/GazetaSinjali/