image Fati: Ndryshimi i trajnerit ka qenë shumë i mirë për ne, lojtarët tani kanë një mentalitet tjetër

Futboll

Fati: Ndryshimi i trajnerit ka qenë shumë i mirë për ne, lojtarët tani kanë një mentalitet tjetër

news image

Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati shpreson që së shpejti të rikthehet nga lëndimi, për të luajtur nën ish-lojtarin Xavi në klub, duke theksuar se spanjolli ka sjellë “një mentalitet tjetër” në skuadër, transmeton Sinjali Sport.

Blaugranët kanë shijuar një kthesë të jashtëzakonshme në formë që kur shkarkuan Ronald Koeman vjeshtën e kaluar, me klubin që duket tani i lirë nga prangat pas një ecurie katastrofale.

Fati po shijon mundësinë për t’u rikthyer në aksion dhe sugjeron se ai do të kthehet së shpejti për të luajtur nën komandën e re të Xavit.

“Unë me të vërtetë e pres me padurim sepse skuadra është përmirësuar shumë,” tha adoleshenti për shtyp në prezantimin e librit të tij të ri “Solidarity Stories of Sport”.

“Ekipi po luan shumë mirë. Shpresoj që së shpejti të jem me ekipin. Ndryshimi i trajnerit ka qenë shumë i mirë për ne, lojtarët tani kanë një mentalitet tjetër të punës së palodhur dhe tashmë mund të shihni rezultatet”, ka deklaruar Fati.

/GazetaSinjaliSport/