image Klubi anglez në bisedime me Barcelonën me Ansu Fatin

Futboll

Klubi anglez në bisedime me Barcelonën me Ansu Fatin

news image

Ansu Fati ka gjasa që të largohet nga Barcelona këtë merkato verore.

Sipas raporteve të fundit, klubi londinez Tottenham është në bisedime me Barcelonën transferimin e spanjollit.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, oferta e Spurs vlen për huazim deri në qershor 2024.

Kësisoj, Barcelona dëshiron që klubi londinez të paguajë 100% të pagës së tij.

Sipas Romanos, Chelsea është gjithashtu një opsion për Fatin.

/GazetaSinjaliSport/