image Fatbardha Emini emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal

Kosovë

Politikë/ Fatbardha Emini emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar Fatbardha Eminin si zëvendësministre në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot znj. Fatbardha Emini, zëvendësministre në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal”, bëhet e ditur në komunikatë.

I pari i qeverisë më tej ka thënë se Ministria e Administrimit të Pushteti Lokal do ta ketë mbështetjen e qeverisë në avancimin e politikave zhvillimore që ndërlidhen me komunat e Kosovës./Gazeta Sinjali/