image "Fast&Furious" do të luhet pa The Rock-un - Sinjali

“Fast&Furious” do të luhet pa The Rock-un

news image

Dawayne Johnson, ndryshe The Rock, ka paralajmëruar se nuk do të aktrojë në dy filmat e ardhshëm të “Fast and Furious”, shkruan Gazeta Sinjali.

I uroj fatin më të mirë “Fast Furious 10” dhe “Fast Furious 11” dhe pjesës tjetër të filmave ‘Fast & Furious’ që ata do të bëjnë pa mua”, u shpreh aktori.

Ylli i Hollivudit debutoi në filmin aksion në vitin 2011, me rolin e Luke Hobbs ndërsa deri më sot ai ka luajtur në tre filma në “Fast and Furious 5”, “Furious 7” dhe “The Fate of The Furious”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin