image “Fantazmat e Bakhmutit”, ekipi i snajperëve ukrainas kanë vrarë 524 rusë

Botë

“Fantazmat e Bakhmutit”, ekipi i snajperëve ukrainas kanë vrarë 524 rusë

news image

Forcat ukrainase po përpiqen ta rimarrin qytetin e Bakhmutit në lindje të vendit, teksa BBC ka sjell një intervistë ekskluzive me “fantazmat e Bakhmutit”, snajperistët të cilët po kryejnë ‘terror’ ndaj forcave ruse.

“Ghost”, apo përkthyer në shqip “fantazma”, është komandanti i ekipit të snajperëve, i cili tha se baza e tyre tashmë është brenda rrezes së artilerisë ruse.

“Fantazmat e Bakhmutit”, janë një ekip prej rreth 20 snajperistësh, të cilët kanë operuar në skajet e Bakhmutit në 6 muajit e fundit, e që për objektiva shpesh kanë pasur njerëz të rëndësishëm në ushtrinë ruse.

Komandanti i këtij njësiti thotë se deri më tani kanë vrarë 524 rusë, ndërsa vetëm ai ka vrarë 76 prej tyre.

“Nuk është asgjë për t’u mburrur. Ne nuk po vrasim njerëz, ne po shkatërrojmë armikun”, tha ai.

Gjatë gjashtë muajve të fundit disa nga ekipi janë plagosur, duke përfshirë komandantin “Ghost”, por asnjëri prej tyre nuk është vrarë.

“Ghost” thotë se “çdo udhëtim mund të jetë i fundit, por ne po bëjmë një vepër fisnike”.

/GazetaSinjali/