Të mërkurën në mbrëmje, Justin Bieber u kërkoi disa fansave të largoheshin nga shtëpia e tij, duke u thënë atyre: Ky nuk është hotel. Kjo është shtëpia ime.
Bieber shkroi në llogarinë e tij në Instagram:
“Si e bindni veten tuaj që nuk është plotësisht e papërshtatshme dhe mosrespektuese të presësh jashtë shtëpisë sime për të na ngulur sytë apo për të më bërë fotografi teksa hyj në apartamentin tim?!”
Në fakt shumë shpesh Bieber përballet me raste të njejta të cilat e shqetësojnë.
Në 2017-ën, një grua rreth të dyzetave u gjet teksa endej në oborrin e Justin. Pasi u shfaq dy herë në shtëpinë e tij, rojet i thanë të largohej, por kur u shfaq herën e tretë brenda një jave, policët e arrestuan.
Më pas, në vitin 2019 një grua përsëri u arrestua për hyrje pa leje në vilën e çiftit Bieber. Gjatë asaj kohe, ishte hera e dytë brenda tre javësh që policët arrestonin njerëz që i afroheshin shumë pranë Justin dhe Hailey-t. /Gazeta Sinjali/