Fansat e këngëtares njëherësh dhe aktores së njohur amerikane, Miley Cyrus, janë shprehur të shqetësuar për shëndetin e saj.
Ata përmes disa komenteve të lëna në rrjetin social Instagram, kanë thënë se artistja ka humbur peshë që nga ndarjet me Liam Hemsworth dhe Kaitlynn Carter.
“Gjeje një specialist për çrregullimet me ushqimin“, “Je duke humbur peshë çdo ditë e më shumë“, janë disa nga komentet që mund t’i shihni në fotografinë e fundit të Mileyt.
Këtyre komenteve nuk iu ka përgjigjur artistja, e cila siç duket ka vendosur të kalojë pak kohë vetëm pas ndarjeve të bujshme që pati së fundmi.
Kujtojmë se një fans i çmendur i këngëtares është arrestuar këtë javë, pasi që i njëjti ishte ngjitur në skenën ku performonte Miley dhe i kishte thënë se donte ta linte shtatzënë./Gazeta Sinjali/