image Fansat kritikojnë Taynën pasi publikoi këtë fotografi

Bota e Yjeve

Showbiz/ Fansat kritikojnë Taynën pasi publikoi këtë fotografi

news image

Tayna është njëra ndër rep-artistet më të përfolura shqiptare.

Ajo së fundmi ka udhëtuar drejt Amerikës, ku raportohet se ka shkuar për të xhiruar klipin e këngës më të re, transmeton Sinjali.

Krahas muzikës, artistja është tejet aktive edhe në rrjetet sociale, ku publikon fotografi e video herë pas here.

Së fundmi në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 1 milion ndjekës, Tayna ka publikuar një fotografi në të cilën ka marrë komente të shumta kritikuese.

Shpirt i vjeter n’trup t’ri”, ka shkruar ajo sipër imazhit të publikuar, ku sipas ndjekësve duket “e çuditshme”. Madje, disa nga komentuesit i kanë thënë ta lëshojë frymën, pasi duket sikur nuk ka marrë frymë përderisa ka realizuar këtë fotografi.

https://www.instagram.com/p/B1_6yeCgNPD/

Këtyre kritikave nuk i është përgjigjur ende artistja dhe mbetet të shihet se a do të reagojë apo jo.

Ndryshe, Tayna është duke e shijuar suksesin e këngës së fundit “Bye Bye” në bashkëpunim me Dafina Zeqirin. Kënga është publikuar më 11 gusht dhe deri më tani numëron mbi 13 milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/