image Fansat e surprizojnë Kidën me një dhuratë

Bota e Yjeve

Fansat e surprizojnë Kidën me një dhuratë

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare Orhidea Latifi, e njohur si Kida është njëra ndër këngëtaret më të kërkuara të kësaj vere, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo është e angazhuar me shumë koncerte, mbrëmje muzikore në shume vende të Kosovës dhe më gjerë.

Këngëtarja, numëron mbi 1 milion ndjekës në rrjetin social Instagram ku ajo është shumë aktive.

 Së fundmi në story ajo ka publikuar një fotografi ku shihet një dhuratë nga fansat e saj, një fotografi e saj në gurë.

Sipër fotografisë Kida është shprehur, “Fansat e mi, më të mirët, ju dua”.

Kujtojm se Kida është duke e shijuar momentalisht suksesin e këngës “Dale”, në bashkëpunim me Ledri Vula dhe Butrint Imeri. /GazetaSinjali/