image Fansat e Adele të shqetësuar me pamjen e saj pasi që humbi shumë peshë

Showbiz/ Fansat e Adele të shqetësuar me pamjen e saj pasi që humbi shumë peshë

news image

Adele po e jeton jetën e saj më të mirë me pushime tani, por edhe ndërsa përpiqet të shijojë periudhën e qetë – fansat vazhdojnë të jenë tepër të shqetësuar me pamjen e saj…tani duke thënë se është shumë e hollë.

Këngëtarja është fotografuar të shtunën në Karaibe – konkretisht, ajo ishte në territorin britanik të Anguillas me Harry Styles dhe, si duket, James Corden gjithashtu, shkruan TMZ.

Disa njerëz thjesht nuk mund të rezistonin së komentuari për trupin e Adeles, referuar ndryshimit të saj drastik viteve të fundit.

Tani, njerëzit janë duke thënë se ajo duket shumë e dobët – dhe po pyesin hapur nëse fansat duhet të shqetësohen. Një përdorues shkroi në Twitter: “A është kjo Adele?” Ne duhet të shqetësohemi për trupin e saj”.

Edhe njerëzit që duket se po e mbështesin humbjen e saj në peshë po bëjnë vërejtje disi kondensuese, duke e quajtur atë një “legjendë të dobët” dhe kështu me radhë. Të tjerët duan të dinë se cili është “sekreti” i saj për mënyrën sesi ajo e transformoi veten.

Sigurisht, Adele mori vëmendjen me pamjen e saj të re pas divorcit të saj vitin e kaluar, teksa vetëm pak muaj më vonë në festën e ditëlindjes së reperit Drake, ajo zbriti si një person krejt tjetër./Gazeta Sinjali/